You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Me Kosovën në vendin e fundit, Bunjaku kërkohet nga të gjithë: Më duan edhe në Afrikë

Me Kosovën në vendin e fundit, Bunjaku kërkohet nga të gjithë: Më duan edhe në Afrikë

Albert Bunjaku ishte njeriu në drejtimin e Kosovës, përpara se në stolin e dardanëve të ulej Shaland. Ky i fundit po korr suksese të mëdha me këtë përfaqësuese, ndërsa në “Ligën e Kombeve” mori edhe kryesimin e grupit.

Gjithsesi, që nga momenti që Bunjaku e la drejtimin e Kosovës, ende nuk është angazhuar në një detyrë të re. Kjo nuk do të zgjasë edhe shumë gjatë, pasi në janar pritet që ky trajner të rikthehet në detyrë. Vendi? Pikërisht, kjo ngelet enigma më e madhe.

Ka shumë oferta për trajnerin Bunjaku, madje interesimi shkon deri në Afrikë.“Kisha oferta në Turqi, kam pasur edhe në Australi, por edhe në Afrikë. Do të rikthehem në janar”, ka thënë Albert Bunjaku për T7, sipas asaj që raporton “Insporti”. Kjo është edhe rruga më e mirë, që ish-trajneri i Kosovës të tregojë gjithë vlerat e tij, duke shuar çdo dyshim të sportdashësve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top