Jetën e ka si një film emocionues dhe i tillë do të jetë, një ndërthurje artistike e përjetimeve të Lorik Canës që janë vërtet të larmishme. Të paktën regjizori nuk do të ketë nevojë të përdorë shumë ide për dramacitetin, pasi vetë jeta e kapitenit tonë legjendar është e tillë, me ulje-ngritje të mëdha.
Nga t’ia nisësh e nga ta përfundosh? Ndoshta nga lufta në Kosovë dhe rrezikshmeria që kaloi familja e tij nga serbët, apo nga fundi i karrierës, teksa luftoi gjithë jetën për të luajtur me Shqipërinë në Europian, ndërsa edhe kur ëndrrën realitet, e arriti vetëm për 30 minuta.
Jeta është treguar shpeshherë ironike me të, por Cana do të mbahet mend si kapiteni legjendar i Shqipërisë dhe futbollisti shqiptar më i njohur. Arsyeja? Është i vetmi që ka kaluar me shiritin e kapitenit, nga një ekip në tjetrin, asokohe nga Marseja te Sunderlendi. Tashmë bëhet e ditur se premiera e filmit “Lorik Cana”, do të shfaqet në 5 dhjetor ndërsa do të jetë një autobiografi e kapitenit, me vetë të protagonist si aktor. /Shqiperia.ch/