
Protagonistët kryesorë të një takimi futbolli janë vetë aktorët, lojtarët, por pa harruar këtu edhe arbitrat. Këta të fundit vendosin rregullin në të, duke pasur një rol jetik në zhvillimin e 90 minutave.
Pagesa e tyre ndryshon së tepërmi, aqsa nuk është e nevojshme të përshkruhet shumë, nga Spanja në Kosovë, por vetëm të tregojmë dy shifra. Sipas asaj që raporton “Insporti”, një arbitër shqiptarë në Kosovë, paguhet afërsisht rreth 100 euro për ndeshje, asistentët e tij nga 80 euro, ndërsa i katërti rreth 50 euro.
Nga ana tjetër, nëse flasim për Divizionin e Parë në Spanjë, maksimalisht arbitrat paguhet në 296.000 euro në sezon, një rrogë kjo e mjaftueshme për të siguruar një jetë më shumë se të mirë. Shumë më ndryshe se në rastet tona, kur personat në fjalë duhet të mendojnë edhe një dypunësim, duke marrë parasysh pagesën që marrin. Gjithmonë përplasemi tek ta në fundin e një ndeshje, por kjo është gjendja e tyre, pavarësisht ofendimeve që marrin në fund. /Shqiperia.ch/