Vetëm pak kohë më parë Shefit Shefiti do të shënonte ndaj Maltës, me kuqezinjtë U-21 që drejtohen nga ana e Alban Bushit. Një futbollist që bind me lojën e tij, duke treguar në të gjitha rastet se sa vlen.
Me rikthimin te klubi i Shkëndijës, sulmuesi 21-vjeçar ka arritur sërish të shënojë me një gjuajtje nga jashtë zonës. Goli i tij do të vinte në spektaklin e ekipit nga Tetova, që arriti të fitonte me rezultatin 5-0 ndaj Sileks.
Portieri kundërshtar nuk mund të bënte dot asgjë, përveçse të nxirrte topin nga rrjeta. Derimë tani, futbollisti ka arritur të realizojë 4 gola te Shkëndija, duke e zëvendësuar në mënyrën më të mirë Besart Ibrahimin, ndërsa konsiderohet edhe si e ardhmja për Shqipërinë. Ngelet të shihet sesi do të jetë vazhdimësia e tij, por shenjat duken të mira. /Shqiperia.ch/