You are here
Home > Futbolli Shqiptar > I sakrifikuari i madh i Shqipërisë, Kaçe rikthehet me 20 minuta…të kujtojë perlën në Greqi

I sakrifikuari i madh i Shqipërisë, Kaçe rikthehet me 20 minuta…të kujtojë perlën në Greqi

Loret Sadiku duhet falenderuar. Po po, duhet falenderuar pasi në vendin e tij erdhi Ergys Kaçe. A thua se Panuçi nuk kishte një vend në Kombëtare për një lojtar si Kaçe? Në një moment ku Xhaka ishte i vetëm në mesfushë, tekniku italian zgjidhte të përforconte mbrojtjen me tre zvendësues për çdo pozicion. Ndërkohë, me lojtar si Kaçe, hapsirat kanë qenë shpesh të reduktuara.

Mesfushorin e Panathinaikos javët e fundit në kampionatin grek e kemi parë në formë mjaft të mirë. E sidomos ndaj Olimpiakos me një super gol larg 16 metërshit. Por Panuçi duhet se nuk e pati në planet e tij më të mira. U duk se Ergys Kaçe u thirrë në ekip si detyrim duke qenë se emrat mungonin. Në ndeshjen ndaj Skocisë, 26 vjeçari u përzgjodh si i sakrifikuari i trajnerit pas daljes me të kuq të Mavraj.

Ndërkohë që Binaku luante si mesfushor i krahut të djathtë, Panuçi vendosi të rizgjedh të bëj  një lëvizje gati gati të gabuar. Në ndeshjen ndaj Uellsit, mesfushori nuk u aktivizua për asnjë minutë duke u kthyer në kampionatin grek pa minutazhin e pritur. Vetë trajneri ka pranuar se Shqipëria vuan në organizim dhe shënimin e golave. E pra trajner, Kaçe është nga ata mesfushorë që i premton të dyja. Fundja një mesfushor si Kaçe, e për më tepër në atë moshë, mund të ishte një nga lojtarët kyç të çdo ekipi./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top