You are here
Home > Futboll Bota > Më në fund! Dëmtimi me Shqipërinë lihet pas, Gjimshiti është “ushtari” i Gasperinit

Më në fund! Dëmtimi me Shqipërinë lihet pas, Gjimshiti është “ushtari” i Gasperinit

Një dëmtim dhe ngërç të vogël kaloi Berat Gjimshiti gjatë takimit mes Shqipërisë dhe Skocisë, duke alarmuar jo pak edhe ambientin e klubit të Bergamos.

Tek Atalanta gjatë javës së fundit mbrojtësi shqiptar u kthye edhe në “hero”, pasi u aktivizua në një moment ku askush nuk e priste, futi Ikardin në “xhep” dhe i shënoi portierit Handanoviç.

Tashmë sipas asaj që raportojnë mediat italiane, futbollisti I Shqipërisë e ka lënë mbrapa atë lëndim, duke qenë i gatshëm për trajnerin Gasperini. Megjithëse ka ende disa dyshime për të, ngelet të shihet nëse trajneri i Atalantës do i besoj sërish për ta rikthyer në fushën e lojës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top