You are here
Home > Kombëtarja > Berisha përfiton nga situata, luan te Atalanta sepse shoku i skuadrës shfrenohet në disko

Berisha përfiton nga situata, luan te Atalanta sepse shoku i skuadrës shfrenohet në disko

Ai gabim që Berisha bëri ndaj Interit, duke sjellë edhe golin e barazimit të përkohshëm të zikaltërve, në atë fitore 4-1 në javën e fundit të kampionatit italian, do të ndikonte edhe në vendimet e Gasperinit.

Portieri shqiptar duhet të përgatitej për stolin kur të kthehej nga Shqipëria, pasi kjo është një skenë e përsëritur te klubi nga Bergamo, teksa rivali shënon edhe përse nuk krijon asnjë rast. Kjo për shkak se Etrit Berisha e ka lojën me këmbë si pikë të dobët të tijën, ndërsa shpeshherë janë të tjerët që përfitojnë prej tij.

Këngëtari i Hip-Hopit, Gollini, po përgatitej për të luajtur si titullar në takimin ndaj Empolit, po skandalet nuk kanë fund për të. E dashura e tij ka hyrë në një emision që zhvillohet në Itali, “Big Brother Vip”. Në kohën që luanin Kombëtaret, Gollini sipas atyre që raportojnë mediat italiane, është parë duke u shfrenuar në disko edhe në shoqërinë e një femre tjetër.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e djaloshit të ri, që pas konkurrencës me Berishën, duhet të mbaj edhe peshë tjetër mbi shpatulla: “Unë luaj futboll, jo me ndjenjat e të tjerëve. Nuk dua të flas më shumë për këtë kaos mediatik. Kurrë nuk e kam tradhëtuar të dashurën time. Ka vetëm një person që duhet ta shoh tani në sy dhe është ajo, e kam kurajon për ta bërë këtë gjë. Kam një ndërgjegje të pastër dhe unë jam një profesionist”, u shpreh Gollini për “Spy”, ndërsa kjo situatë që po ndikon te ai nga jeta private, ndikon edhe në fushën e blertë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top