You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E turpshme/ Në Azerbajxhan i japin jehonë pas humbjes: E patë? Në Kosovë ka njerëz të egër

E turpshme/ Në Azerbajxhan i japin jehonë pas humbjes: E patë? Në Kosovë ka njerëz të egër

Një deklaratë aspak profesionale dhe që na rikthen në kohët më të hershme, si të ishim ende në periudhë luftimesh, duket ajo e ish-mesfushorit të Karabak, Bojan Ilicic. Sigurisht, shtetësia e tij është serbe dhe deklarata e tij nuk ka të bëj fare me pasqyrimin e një realiteti, por të një mllefi të vjetër.

Qëllimi jonë në pasqyrimin e këtij artikulli, është për të treguar edhe gjendjen e mediave azere, të cilat pas dëshpërimit nga ajo e papritur që i erdhi në “Fadil Vokrri”, i japin hapësirë edhe deklaratave të tilla. Kurrsesi ky nuk mund të jetë profesionalizëm dhe është e turpshme për gjendjen se ku është i katandisur ai shtet, pasi për personin në fjalë që flet në këtë mënyrë, janë disa “sëmundje” të pashërueshme dhe lehtësisht të kuptueshme, si në rastin në fjalë të cilat gjithmonë anashkalohen.

“Himni i Azerbajxhanit u vendos dhe u vërshëllye në Kosovë, ndoshta për shkak të faktit se ju nuk e njihni këtë shtet. Njerëzit shumë të egër jetojnë atje. Kjo është arsyeja përse ne nuk i duam, për shkak të kësaj sjelljeje. Kjo situatë është e ngjashme me atë që po ndodh në Karabakun tuaj. Civilizimi është i çalë në Kosov”, u shpreh Ilicic për “Azersport”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top