You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Duka flet për Panuçin: Nuk e kemi luksin e ndërrimit, kemi fituar Uzunin dhe Ismajlin në “Ligën e Kombeve”

Duka flet për Panuçin: Nuk e kemi luksin e ndërrimit, kemi fituar Uzunin dhe Ismajlin në “Ligën e Kombeve”

Shqipëria e Panuçit zhgënjeu në kompeticionin më të ri të UEFA-s në rang shtetesh, atë të “Ligës së Kombeve”.  Kuqezinjtë e mbyllën në vendin e fundit të Ligës C, me vetëm tre pikë të grumbulluar, me një fitore dhe tre humbje. Një rezultat ky që vendosi në pozitë stolin e trajernit italian që drejton Kombëtaren, Kristian Panuçi. Ky i fundit pak ditë më parë mori të gjithë përgjegjësinë e tij për këto rezultate dhe gjithashtu theksoi se skuadra e Shqipërisë është në një tranzicion. Pavarësisht këtyre deklaratave, në media u përfol për një shkarkim të mundshëm të italianit nga stoli drejtues së Kombëtares.

Ditën e djeshme, presidenti i Federatës së Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka dhënë një intervistë për televizionin “Klan”.  Armando Duka ka deklaruar që nuk është koha që të merren vendime të nxituara, përsa i përket shkarkimit të Panuçit. Presidenti përmendi edhe dy lojtarët që ranë në sy gjatë këtij evenimenti si Ismajli dhe Uzuni, teksa i cilësoi ata si e ardhma e kuqezinjve.

“S’është koha për vendime të nxituara. Panuçi ka të mirat e të këqijat e veta. S’kemi luksin të ndërrojmë trajner. Skuadër modeste. Që të bëjmë mirë duhet të jemi të gjithë pozitivë. S’kemi menduar për trajner tjetër mbështetje maksimale Panuccit. Eksperimente u bënë, fituam Ismajlin dhe Uzunin, skuadra e konsoliduar edhe në mendjen e stafit. Biseduam të bëjmë më mirë gjërat organizative, se nga ana teknike e ka vetë në dorë trajneri”, u shpreh presidenti i FSHF, Armando Duka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top