You are here
Home > Futbolli Shqiptar > I afërmi ndërroi jetë, familjarët vendosën të heshtnin për të mos prishur magjinë Zeneli

I afërmi ndërroi jetë, familjarët vendosën të heshtnin për të mos prishur magjinë Zeneli

Ndërkohë që nga njëra anë kishte festë dhe lot gëzimi te përfaqësuesi i familjes Zeneli, pasi Arbëri ishte në delir me mbrëmjen magjike dhe historike që po kalonte ndaj Azerbajxhanit, nga ana tjetër në familjen e tij kishin nisur lotët e hidhërimit.

Gjyshi i futbollistit të Kosovës kishte ndërruar jetë, ndërsa familjarët për të mos i prishur atë magji që Arbër Zeneli po dhuronte në fushë, e për më shumë për të mos i prishur festën, vendosën që të heshtnin për të mos i treguar asgjë.

Një zgjedhje e drejtë kjo, duke parë që lojtari i Herenvenit ishte heroi kryesor i asaj mbrëmje, e që festa e tij duhej të ishte legjetime në fundin e 90 minutave. Dhimbja shpeshherë shndërrohet në forcë, por një gjë e tillë nuk iu desh Zenelit për ta përballuar e për këtë menduan vetë familjarët e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top