Përfaqësuesja e Kosovës mes shumë talentesh dhe një grupi krejtësisht të ri duket se ka përfituar jo pak. Le të flasim këtë herë për portën. Kapiteni Ujkani deri dje nuk kishte konkurent, aq më tepër në pozitat e tija. Dhe vjen një ditë që nga Anglia, një portier vetëm 20 vjeçar do të binte në radarët e teknikut Shaland. Muriq tashmë është kontigjent i Kosovës. Tani po, Ujkani i ka një pasardhës.
Portieri i Man.City debutoi në Ligën e Kombeve. 20 vjeçari ishte aty duke përjetuar arritjen e Kosovës, në kryesimin e grupit. Muriq shërbeu nën heshtje duke ruajtur portën të paprekur ndaj Azerbajxhanit. Ndërsa pas suksesit historikë me dardanët, portieri i talentuar ka deklaruar për “Sporti në KTV” se karriera e tij mund të kishte një rrjedh tjetër.
Muriq ka befasuar duke rrëfyer se dikur ëndrra e tij ka qenë ringu i ndeshjeve të vështira. Në një pikëpamje të parë, 20 vjeçari ngjallë vërtetë frikë. Edhe pse i ri, karakterizohet nga një hije e rëndë. Shtatëlartësia e tij është tjetër faktor që shpjegon se Muriqi mund ta shihnim vërtetë me doreza në duar por në atë rast duke grushtuar kundërshtarin e jo topin.
“Arsyeja pse nisa të luaj futboll ishte prej mikut të babait tim. Isha duke u marrë me karate në atë kohë dhe ai më tha që le ta provojë njëherë si futbollist. Kam që në moshën 11 vjeçare që merrem me futboll ndërsa rrugtimi im ka qenë I shkruar për të mbritur në ekipin ku jam sot(Man.City)”- ka thënë Muriq./Shqiperia.ch/