You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shqipërinë e madhe dhe natyrale e bën kapiteni Mavraj, falë rrjeteve sociale: E kuqja është e bukur

Shqipërinë e madhe dhe natyrale e bën kapiteni Mavraj, falë rrjeteve sociale: E kuqja është e bukur

Kosova ka marrë një sukses historik në ditën e djeshme, teksa ka arritur të fitojë ndaj Azerbajxhanit me rezultatin 4-0. Falë kësaj fitore, dardanët mund të vazhdojnë më tej në “Ligën e Kombeve”, teksa u shpallën edhe si fitimtarët e grupit ku gjendeshin në “Ligën D”.

Për të bërë Shqipërinë e madhe siç thonë fqinjët tanë, por natyrale për ne, mendon Mërgim Mavraj. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, kapiteni ka postuar një foto së bashku me disa lojtarë që luajnë në përfaqësuesen e Kosovës por edhe të harruar të saj, si në rastin e Bernard Berishës.

“Urime neve. Shqipëri, Kosovë, Prishtinë, Tiranë, e kuqja është e bukur”, shkruan Mavraj, për të treguar unifikimin mes trevës së përbashkët shqiptare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top