You are here
Home > Kryefaqja > E fundit ishte që me De Biazin, Balaj e shpëton me golin e parë edhe Panuçin

E fundit ishte që me De Biazin, Balaj e shpëton me golin e parë edhe Panuçin

Shqipëria arriti ditën e djeshme të mposhte Uellsin, që  drejtohet nga legjenda Rajan Gigs. Kuqezinjtë arritën të fitonin me një 11-metërsh të shndërruar në gol nga Bekim Balaj. Sulmuesi shkodran me finalizimin e bërë gjithashtu arriti në një farë mënyre që të “shpëtonte” edhe trajnerin e kuqezinjve, Kristian Panuçin.

Për italianin pas humbjes me Skocinë, posti i tij si trajner i Kombëtares ishte kthyer në diskutim, pasi dhe rezultatet e fundit flisnin kundër italianit. Përsa i përket Bekim Balajt mund të themi se është rikthyer tek goli që prej ndeshjeve kundër Maqedonisë dhe Lihtshtejnit, teksa shkodrani fillimisht atë sfidë hapëse për eleminatoret e Botërorit të shkuar, i dha 3 pikë djemve që drejtoheshin nga Xhani De Biassi. E për të vazhduar më pas te ajo fitore në transfertë ndaj Lihtshtejnit me rezultatin 0-2.

Ndonëse është në një formë jo të mirë të momentit, Bekimi arriti sërisht të nxirrte të tijët nga presioni duke i dhuruar fitoren. Me ndeshjen e djeshme Shqipëria i dha fund sfidave të saj për këtë vit, që tashmë pret të njohë kundërshtarët e saj të ardhshme për eleminatoret e Europianit. Shorti është planifikuar të hidhet në datën 2 dhjetor dhe atëherë mundësit për të arritur një ëndërr tjetër do të bëhen më të qarta. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top