
Andi Lila ka qenë një futbollist titullar në takimin e djeshëm, atje ku Shqipëria arriti të fitonte me rezultatin 1-0 ndaj Uellsit. Një fitore kjo që i jep disi besim edhe tifozëve, pas një periudhe shumë të vështirë të kaluar sa i përket rezultateve të marra së fundmi.
Panuçi surprizoi edhe këtë herë me formacionin titullarë, teksa mes ndryshimeve të reja ishte edhe aktivizimi i Lilës nga minuta e parë. Ky i fundit ka shpërndarë një video emocionuese në “Instagram”. Flitet për djalin e tij të vogël, që teksa sheh babain e tij duke kënduar në himnin e Shqipërisë, thotë: “Mami, mami është babi. Eja shikoje, është babi aty”, duke iu referuar pranisë së mesfushorit të Pas Giannas me Kombëtaren. /Shqiperia.ch/