You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shorti i kualifikueseve të Europianit për Shqipërinë, Gjermania na rikthen makthet e Botërorit

Shorti i kualifikueseve të Europianit për Shqipërinë, Gjermania na rikthen makthet e Botërorit

Liga e Kombeve i ka dhënë fund siparit të saj për kuqezinjtë, ndërsa djemtë e drejtuar nga ana e Panuçit duket se e kanë shfrytëzuar këtë format të ri më së shumti për të ndërtuar ekipin, sesa për të shfrytëzuar këtë turne.

Tashmë e gjithë vëmendja shkon te goglat që do të hidhen në datën 2 dhjetor, për kualifikueset e Europianit 2020. Shorti do të hidhet në Dublin të Irlandës, ndërsa do të kemi të bëjmë me pesë grupe të cilat do të përbëhen me nga pesë skuadra, e pesë të tjera që do të përbëhen me nga gjashtë skuadra.

Shqipëria ndodhet aktualisht në vazon e katërt, çka do të thotë se do të ketë tre skuadra më të forta në letër, për të afruar sërish ëndrrën e Europianit. Në rastin se do të renditemi në grupin me 5 skuadra, atëherë do të lëmë pas vetes vetëm një kundërshtar në letër, ku do të jemi favorit absolut ndaj tyre. Nëse do të gjendemi në grupin me 6 skuadra, atëherë do të kemi dy kundërshtarë më të dobët se vetja.

Kjo është situata e Shqipërisë sa i përket kualifikueseve të Europianit, ndërsa duhet të theksojmë faktin se dalja e Gjermanisë në vazon e dytë, rrit jo pak rrezikshmërinë për të përfunduar në një grup ferri si ai i Botërorit, ku gjendeshim përballë Spanjës dhe Italisë. Edhe në këto kualifikuese struktura është e qartë, janë dy vendet e para ato të cilat kualifikohen më tej, e treta më e mirë që futet direkt në Europian dhe vëndet e tjera të treta që duhet të ndeshen me njëra-tjetrën. /Shqiperia.ch/

Fituesit e Grupit A në Ligën e Kombeve: Zvicër, Portugali, Hollandë, Angli

Vazo e parë: Belgjikë, Francë, Spanjë, Itali, Kroaci, Poloni

Vazo e dytë: Gjermania, Islanda, Bosnja & Herzegovina, Ukraina, Danimarka Suedia, Rusia, Austria, Uellsi, Çekia

Vazo e tretë: Sllovakia, Turqia, Irlanda, Irlanda e Veriut, Skocia, Norvegjia, Serbia, Finlanda, Bullgaria, Izrael

Vazo e katërt: Hungaria, Rumania, Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Qipro, Estonia, Sllovenia, Lituania, Gjeorgjia

Vazo e pestë: Maqedonia, Kosova, Bjellorusia, Luksemburg, Armenia, Azerbajxhan, Kazakistan, Moldovia, Gjibraltar, Ishujt  Faroe

Vazo e gjashtë: Letonia, Litejshtein, Andora, Malta, San Marino

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top