You are here
Home > Kombëtarja > TURP! E përsëritur, gazetari provokon Ismajlin për të dytën herë rradhazi me Kosovën

TURP! E përsëritur, gazetari provokon Ismajlin për të dytën herë rradhazi me Kosovën

Panuçi me të drejtë në një nga konferencat për shtyp ngriti zërin ndaj “Super Sport” mbi presionin e madh që po i bën djemve të Kombëtares. Trajneri aq i bindur ishte për këtë fakt saqë kërcënoi se nuk do të lejojë asnjë gazetar të ndërhyjë në formacionin e skuadrës apo në zgjedhjen e kapitenit. Situata degradoi më tej kur Panuçi refuzoi në dy ndeshje rradhazi të flas për mikrofonin e medias në fjalë për shkak të veprimeve të gazetarëve në dëm të Kombëtares. Dhe çfarë ndodh? Ardian Ismajli bëhet pjesë e Kombëtares Kuq e Zi. Debutim perfekt. Një lojë e shkëlqyer në çdo ndeshje që ka marrë pjesë dhe në fund Panuçi që vlerson maksimalisht aftësit e mbrojtësit shqiptar.

Por si duket “Super Sport” nuk ka ndërmend të ndalet për të sjell përçarje tek ekipi kombëtar. Për të dytën herë rradhazi Ismajli është kryqëzuar nga pyetjet anormale të një gazetari, le të themi nëse quhet i tillë, i cili i bën këtë pyetje: “Ismajli, Kosova fitoi 5-0, (në rastin e Maltës). Ndërsa sot e njejta pyetje sërish nga studio: Ismajli, Kosova ka fituar 4-0.

Një presion i dukshëm i cili ka për qellim të vendos me shpatulla pas murit zgjedhjen e lojtarit. Pavarësisht situatës sesi Ardiani erdhi nën urdhrat e Panuçit, ai shpesh ka përmendur respektin ndaj Kosovës dhe shokëve të tij. Në të dy rastet Ismajli ka uruar për suksesin e arritur nga ana e Kosovës duke përshëndetur dhe djemtë me të cilët është rritur.

Por natyrshëm të lind një pyetje. Si ka mundësi që media është kaq e ulët në komentet e saja duke tentuar vazhdimisht të fus shkopinjë në një karrocë e cila po mundohet të ecë pak nga pak? Ndoshta Panuçi kishte të drejtë. Deri në një moment që Kombëtarja udhëhiqet nga trajneri, media nuk arrin qëllimet dashakeqase që ka nën vetvete. Ama nëse arrinë të prish harmonin në grup, atëherë formacioni i Shqipërisë do të vijojë të qarkulojë më parë nga zyra e gazetarëve.

Turp, madje shumë i madh. Të arrish deri në atë pikë sa të provokosh një lojtar i cili hyn me shpirt në fushë e për më tepër tregohet i gatshëm të intervistohet në mënyrë që ti (media) të mbush minutazhin që shefat i kanë përcaktuar./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top