
Shqipëria arriti të dilte dhe rikthehej tek fitorja, teksa ka mundur me rezultatin 1-0 Uellsin. Një fitore që kthen qetësinë te grupi i Panuçit, që sheh me largpamësi për kualifikueset e Europianit të ardhshëm.
Eros Grezda vazhdon të përpiqet për të gjetur nivelet më të larta, e megjithatë duket se diçka i mungon futbollistit të Rangersit. Në një intervistë për “Supersport”, lojtari i Shqipërisë është shprehur se futbollistët kanë diskutuar shumë për atë humbje ndaj Skocisë.
“U ndiem të gjithë mirë. Falenderoj të gjithë djemtë për reagimin e mirë që patëm pas humbjes së madhe. Kishim shumë pak kohë për të rikuperuar ato gabimet tona. U mblodhëm dhe diskutuam shumë së bashku. Dhe kjo na ndihmoi shumë për të arritur tek kjo fitore ndaj Uellsit”, u shpreh Grezda. /Shqiperia.ch/