You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Prapaskena/ Ujkani që ulet në stol, shkaku është kushti i Muriq: Nuk futem në lojë për 5 minuta

Prapaskena/ Ujkani që ulet në stol, shkaku është kushti i Muriq: Nuk futem në lojë për 5 minuta

Tashmë është bërë zyrtar edhe formacion i Kosovës, sa i përket takimit ndaj Azerbajxhanit dhe që ka vlerën e një finale.

Nëse dardanët do të arrijnë të barazojnë apo fitojnë në këtë takim, atëherë do të kalojnë më tej si të parët e grupit. Në të kundërt, do të ishte Azerbajxhani që do të kryesonte këtë grup, që për hir të së vërtetës është mbajtur gjatë gjithës kësaj kohe nga Kosova. Trajneri Shaland ka guxuar jo pak dhe surprizuar tifozët, duke ulur në stol kapitenin Ujkani dhe duke futur Muriq.

Megjithëse flasim për një portier të Mançester Sitit, ajo që nuk duhet të harrojmë është fakti se po e bën debutimin në një finale, ku nuk lejohet humbja. “Supersport” raporton se ka pasur një kusht nga ana e portierit të ri, duke ia bërë të qartë trajnerit Shaland se nuk mundet ta djegë duke e aktivizuar vetëm 5 minuta në fushën e lojës. Në kushte të tilla, është Ujkani që duhet të ulet në stol. Kosova nuk e ka luksin të humbas një portier si Muriq, por nuk ishte ky momenti i duhur për të luajtur me të. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top