You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria rikthehet në vendin që i takon, fiton ndaj Uellsit të Bejl edhe…Ardian Ismajlin

Shqipëria rikthehet në vendin që i takon, fiton ndaj Uellsit të Bejl edhe…Ardian Ismajlin

Minutë pas minute

90′ Përfundon takimit. Shqipëri-Uells 1-0.

83′ Bale ndëshkohet me të verdhë pasi ndal në mënyrë të gabuar Xhakën.

75′ Skemë fantastike e Xhakës me Memushajn, me këtë të fundit që servir Uzuni me 7 metra larg portës, por nuk arrin të shënojë. I pafat!

69′ Largohet nga loja Grezda dhe vendin e tij e merr Lilaj.

64′ Uzuni flirton me golin e dytë, por gjuajtja e tij shkon fare pranë shtyllës.

59′ Nuk gabon Bala nga pika e bardhë. Shqipëri-Uells 1-0.

58′ Xhaka fiton një penallti, pas ndërhyrjes së gabuar të Wilson. Sa shumë kishim pa e parë një të tillë.

50′ Rasti i mirë që Shqipëria të rrezikojë në kundërsulm, por topi i Uzunit kapet me dorë nga Gunter. Karton i verdhë!

46′ Nis pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë. Shqipëri-Uells 0-0, ndërsa dallohen Basha dhe Ismajli për lojën më të mirë.

45′ Berisha dhe më pas Ismajli, sulmuesi kundërshtar ka gabuar i vetëm përballë portierit të Shqipërisë.

36′ Nuk përmbahet Xhaka. Rrezikon edhe kartonin e kuq pas një përplasje fizike ndaj Bruks. Ky i fundit luan me nervat e shqiptarit, por nuk ia del në misionin e tij, pasi mesfushori jonë ndëshkohet me të verdhë.

32′ Basha bën një ndërhyrje fantastike pas një kundërsulmi të rrezikshëm të Uellsit. Nëse nuk do të vinte ndërhyrja e tij, kundërshtarët do të gjendeshin të vetëm përballë Berishës.

30′ Ndëshkohet Lila me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Bruks.

22′ Shpëtojmë për pak. Një harkim nga krahu i majtë dhe goditja me kokë e Bruks, shkon ngjitur me shtyllën.

15′ Disa duele të fituara nga ana e Ismajlit, sa herë Shqipëria ndodhet në vështirësi në mbrojtje. Garanton deri tani.

10′ Shqipëria zotëron topin, shumë pasime në mesfushë dhe Basha që merr përsipër krijimin e disa inkursioneve në krahë.

5′ Rasti i parë për miqtë, një krosim nga krahu i djathtë dhe Vokes që godet me kokë, top që shkon pranë traversës.

1′ “Rezultatet nuk kanë rëndësi, djersini për fanellën kuqezi”. Kjo është thirrja e TKZ për Kombëtaren.

1′ Nis takimi. Topin e parë e shkelmojnë miqtë nga Uellsi.

Përpara ndeshjes

Shqipëria do të ndeshet ndaj Uellsit, në takimi miqësor që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Ky është momenti që djemtë e Panuçit të bëjnë autokritikë dhe të kthejnë besimin e tifozëve, pas disa rezultatesh negative të marra kohët e fundit.

Sa i përket formacionit të kuqezinjve, ka shumë ndërrime të detyruara, sidomos në repartin e mbrojtjes. Nga ana tjetër, Panuçi ka vendosur në funksion më në fund skemën e tij të preferuar me tre mbrojtësa, ndërsa edhe Lila është titullarë. Hysaj dhe Uzuni do të jenë krahët e mesfushës, ndërsa në sulm është vendosur Balaj që do të mbështetet nga Grezda.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Berisha, Ismajli, Mavraj, Veseli, Basha, Lila, Xhaka, Hysaj, Uzuni, Grezda, Bala

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top