
Shqipëria do të luajë në ditën e sotme ndaj Uellsit, për të zhvilluar takimin miqësor, e për të përmbyllur ndeshjet e vlefshme për vitin 2018. Panuçi kërkon një fitore dhe një nivel bindës në fushën e lojës, për të treguar sesa e meriton një pozitë në këtë Kombëtare.
Shumë ndryshime priten te kuqezinjtë, sidomos në prapavijën e ndryshuar rrënjësisht nga ndeshja e fundit, por këtë herë e detyruar dhe jo sipas dëshirave të italianit. Strakosha do të rikthehet në portë, ndërsa për herë të parë në mbrojtje do të jetë dyshja Dërmaku-Ismajli.
Dy të pakënaqurit e Shaland, pritet ta nisin nga minuta e parë te Shqipëria. Nga krahët janë Veseli dhe Hysaj, ndërsa mesfusha përbëhet nga Grezda, Xhaka, Kaçe dhe Uzuni. Për të thyer mbrapa aksionet do të mendojë Basha, ndërsa sulmi ka balotazh mes Vrionit dhe Balajt. /Shqiperia.ch/