Këto rezultate negative dhe me shije të hidhur që Shqipëria ka marrë në kohët e fundit, kanë bërë që në fund të diskutohej jo pak edhe një rënie e Kombëtares në “Ligën D”. Pikërisht atje ku gjenden edhe Kombëtaret më modeste, si Gjibraltari dhe Lihteshtejni.
E megjithatë një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur, ndërsa edhe në herën tjetër kur “Liga e Kombeve” të nis nga pika zero, Shqipëria do të gjendet në “Ligën C”. Megjithëse kuqezinjtë u renditën në vendin e fundit, grupi jonë kishte një karakter të veçantë pasi ishim me tre skuadra.
Në kushte të tilla binte e treta më e dobët, e në bazë të asaj fitore të Norvegjisë ndaj Qipros me rezultatin 2-0 në mbrëmjen e djeshme, janë këta të fundit që renditen poshtë Shqipërisë, për të na shpëtuar dhe mbajtur sërish atje ku ishim më parë. /Shqiperia.ch/