You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E veçanta/ Trajneri i Kosovës në konferencë, gazetarja: Përse nuk po merret vesh trajneri me Berishën?

E veçanta/ Trajneri i Kosovës në konferencë, gazetarja: Përse nuk po merret vesh trajneri me Berishën?

Trajneri i Kosovës, Shaland, ka dhënë konferencën për ditën e sotme, në prag të atij takimi që ka vlerën e një finale me Azerbajxhanin. Në krahë të tij gjendej edhe mesfushori që aktivizohet te Lacio, Valon Berisha.

Por në një moment të caktuar, teksa dy protagonistët në fjalë po vlerësonin kundërshtarin e radhës, është vënë re një mendim ndryshe mes trajnerit dhe Berishës, në një kohë që mendimi për aftësitë e rivalit, duhet të jetë i njëjtë.

Shaland u shpreh fillimisht se në finalen e nesërme, që do të vendos kryesuesen e grupit, nuk ka favoritë, ndërsa shanset do të jenë të barabarta.

”Me Azerbajxhanin nuk ka favorit, shanset janë të barabarta, 50 me 50. Nuk duhet ta bëjmë dramë edhe nëse humbim, megjithëse duhet të fitojmë sepse luhet në Kosovë.  Kam bindje për një gjë të tillë dhe nuk e ndryshoj mënyrën e lojës”.

Ndërkohë Valon Berisha e shihte rivalin e nesërm si favorit absolut, duke theksuar që kjo ide ka mbizotëruar edhe më herët. “Azerbajxhani është padyshim favorite kryesor për të fituar në grupin tonë. Që në fillim ka qenë kështu, shanset më të mëdha i kanë pasur ata. E megjithatë ne duhet të luftojmë vetëm për fitore, duke parë që luajmë në vendin tonë”, u shpreh futbollisti i Lacios.

Kjo mospërputhje është vënë re edhe në sallë, teksa një gazetare e pranishme ka pyetur teknikun zviceran sesi është e mundur që ka një mospërputhje të tillë, ndërsa situata është anashkaluar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top