You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Katër gola dhe tre dëmtime të parikuperueshme te Kombëtarja, sa shumë na kushtoi Skocia

E fundit/ Katër gola dhe tre dëmtime të parikuperueshme te Kombëtarja, sa shumë na kushtoi Skocia

Shqipëria e humbi me rezultatin 0-4 takimin ndaj Skocisë, në 90 minuta të cilat nuk u diskutuan për asnjë moment të vetëm.

Kundërshtari e tregoi superioritetin e tij në çdo aspekt, ndaj një Kombëtare që ishte në pjesën më të madhe të lojës edhe me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të Mavrajt. Por nuk mbaron këtu, Skocia na kushton edhe për takimin e nesërm.

Fatmirësisht është miqësore ajo ndaj Uellsit, pasi Ndoj, Binaku dhe Gjimshiti janë dëmtuar për t’u rikthyer në klubet e tyre respektive. Kjo është e reja më e fundit e raportuar nga “Supersport”, ndërsa tashmë është momenti që Ismajli të luajë sërish për Shqipërinë, këtë herë si titullar duke marrë vendin e mbrojtësit të Atalantës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top