You are here
Home > Kombëtarja > Ndryshon vetëm vendi ku luhet ndeshja, Shqipëria e Bushit për një tjetër fitore

Ndryshon vetëm vendi ku luhet ndeshja, Shqipëria e Bushit për një tjetër fitore

Shqipëria e Alban Bushit ditën e sotme ka testin e rradhës, miqësoren e kthimit kundër Maltës. Kuqezinjtë e vegjël do të luajnë në “Loro Boriçi”, për t’u përballur sërisht me të njëjtin kundërshtar. Kujtojmë që në sfidën e parë të luajtur ditën e premte, përfundoi me fitoren e Shqipërisë me rezultatin  2-0.

Mesa duket djemtë e Bushit e kanë thyer disi atë mallkimin e rezultateve negative që morën në eleminatëoret për Europianin e të rinjve. Ditën e sotme pritet një sfidë tepër e lehtë për kuqezinjtë, duke parë edhe se në sfidën e shkuar arritën ta dominonin kundërshtarin.

Të rinjtë që drejtohen nga Alban Bushi duket se janë në një rrugë të mbarë, pasi me lojën që po tregojnë në fushën e blertë shikohet se kuptohen mjaft mirë me njëri tjetrin. Ndryshe nga Kombëtarja e madhe që u fol për mungesë komunikimi, tek kuqezinjtë e vegjël, pavarësisht rezultateve tregojnë mjaft qartë që komunikimi mes tyre në fushën e lojës është tepër i lartë.

Miqësorja e sotme luhet në orën 19:00 dhe pritet të jetë një provë edhe për lojtarët që nuk kanë patur shumë minuta në dizpozicion. Alban Bushi po mendon që të hedhë në fushë një formacion ndryshe nga ai i sfidës së shkuar, duke parë edhe se Malta është një kundërshtar lehtësisht i mposhtshëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top