Pak më herët ishte thënë dhe zyrtarizuar mungesa e Bale kundër Shqipërisë, por këto teza duhet të hidhen poshtë sa më parë. Është vetë futbollisti që konfirmon udhëtimin e tij kundër kuqezinjve, në atë miqësore që do të zhvillohet në ditën e martë.
Sipas asaj që vjen nga Spanja, ky vendim nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Realit, që e konsideronin futbollistin si pjesë të tyre gjatë kësaj kohe. Bale ka vuajtur gjithmonë nga dëmtimet, ndërsa shqetësime të mëdha ka ndierë edhe në ditët e fundit.
Udhëtimi i tij për të ardhur në Shqipëri për një takim miqësor, duket shumë i tepruar për drejtuesit e gjigandëve spanjollë, që nuk do të dëshironin ta humbisnin yllin e tyre në një situatë të tillë. Lojtari 29-vjeçar do të udhëtojë 4.000 kilometra nga Kardifi në Tiranë, e për t’u rikthyer pastaj në Madrid. /Shqipëria.ch/