You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Drejtësia që nuk duhej! Kosova kalon si e para e grupit? E vendos një…francez!

Drejtësia që nuk duhej! Kosova kalon si e para e grupit? E vendos një…francez!

Përfaqësuesja e Kosovës luan sfidën e saj të fundit në grupet e “Ligës së Kombeve”, pikërisht atë kundër Azerbajxhanit që mban vendin e dytë. Një përballje kjo që do të vendosë fatet e këtij grupi, teksa kujtojmë që dardanasit e shikojnë veten 2 pikë përpara tyre.

Pak çaste më parë nga UEFA, është bërë publike se kush do të mbajë drejtësi në këtë sfidë. Është pikërisht arbtri francez, 36- vjeçari  Benoit Millot. Ndihmësit e tij , do të jenë Mehdi Rahmouni, Bertrand Jouannaud, Karim Abed Frank Schneider dhe Benjamin Pages. E gjithë trupa që do të vendosë drejtësi në sfidën Kosovë-Azerbajxhanë janë me kombësi franceze.

Kujtojmë që për skuadrën e drejtuar nga Shaland, kjo sfidë pritet të jetë si një nga ndeshjet më historike të përfaqësueses së Kosovës, teksa me një kualifikim të mundshëm në raundin pasardhës, do të thoshte një hap të madh në finalet e Europianit të vitit 2020. Gjasat për kalimin në gjysmëfinale të dardanasve janë tepër të mëdha, pasi do t’u mjaftonte edhe një barazim për të arriur në fazën pasardhëse. Megjithatë, drejtësia që nuk duhej është vendosur në këtë takim, pasi historia e francezëve me shqiptarët, nuk të jep edhe shumë shpresa për…drejtësi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top