You are here
Home > Kombëtarja > Festoi datëlindjen me mitin brazilian! Kur legjenda e Shqipërisë, bashkohet me atë të Brazilit

Festoi datëlindjen me mitin brazilian! Kur legjenda e Shqipërisë, bashkohet me atë të Brazilit

Një takim për bamirësi është zhvilluar midis legjendave Enitracht Frankfurtit dhe legjendave të futbollit, si Dida, Roberto Karlos e Van Bommel. Mes futbollistëve të mbetur në histori të ekipit gjerman, sigurisht që nuk kishte sesi të mungonte edhe legjenda e Shqipërisë, Ervin Skela.

Ky i fundit do të festonte edhe datëlindjen e tij të 41, ndërsa nuk kishte mënyrë më të mirë se një gjë të tillë ta bënte me Ronaldinjon. Një foto e përbashkët, me njeriun që u kthye në mit për futbollin brazilian. Arsyeja? E thjeshtë, për herë të parë dhe të vetme, “Freesyle” bashkohej në mënyrën më të mirë me futbollin normal që jemi mësuar të shohim. Në asnjë rast tjetër një gjë e ngjashme nuk mund të ndodh, pasi flasim për dy gjëra krejtësisht të ndryshme, pavarësisht se duken të njëjta në thelb.

Takimi do të përfundonte me rezultatin 2-5 në favor të ekipit brazilian, por sigurisht në një takim bamirësie, shifrat janë të fundit që mendohen. Në fund, janë 30 mijë bileta të shitura që shkojnë për fëmijët me aftësi të kufizuara. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top