You are here
Home > Kombëtarja > Edhe kjo na duhej! Uellsi merr “raketën” e Guardiolës ndaj Shqipërisë, ia kaloi edhe Leroy Sanes

Edhe kjo na duhej! Uellsi merr “raketën” e Guardiolës ndaj Shqipërisë, ia kaloi edhe Leroy Sanes

Shqipëria e Panuçit ka përfunduar sfidat e saj për “Liga e Kombeve”, teksa kuqezinjtë e kanë mbyllur këtë kompeticion të ri në vendin e fundit me vetëm tre pikë të grumbulluara. Ditën e martë në orën 20:00, djemtë e Panuçit do të zhvillojnë një sfidë miqësore në “Elbasan Arena” kundër Uellsit.

Përsa i përket ekipit të Rajan Gigs, nga zhvillimet e fundit në kampin uellsian, është zyrtarizuar futbollisti që është pjesë e Manchester Sitit, Robi Matondo. Ky i fundit cilësohet si një ndër lojtarët më të shpejtë në rruzullin tokësor, teksa në fushën e blertë me shpejtësinë e arritur, ka mundur që të lërë pas lojtarë si Lëroi Sane dhe Keil Uoker. Mesa duket Gigs e ka gjetur zëvendësuesin e Garet Bejl, ku lojtari i Realit të Madridit është në dyshime në ndeshjen kundër Shqipërisë për shkak të një dëmtimi.

Ndonëse është një sfidë miqësore, skuadra e Uellsit duket se po mundohet që në këtë përballje t’i japë hapësira lojtarëve të rinj që më mund të cilësohen si e ardhmja e Kombëtares së tyre. Mjaftojmë që të përmendim afrimin e fundit tek kjo Kombëtare, Robi Matondo, i cili është pjesë e skuadrës së Manchester Sitit U23. Edhe pse është 20 vjeç me këtë ekip këtë sezon ka luajtur plot 16 sfida. /Shqipeira.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top