
Ismet Munishi është padyshim trajneri më i veçantë në trevat shqiptare. Ajo që e bën këtë njeri të dalloj nga pjesa tjetër, është padyshim sjellja e tij brenda dhe jashtë fushës së blertë. Me pasion të madh për punën dhe përkushtim, Munishi gjithmonë ka marrë rezultate pozitive në ekipet që ka pasur.
Disa shpërthime të herëpashershme nuk kanë munguar nga ana e tij, kur shihte se arbitrat i bënin padrejtësi në Kosovë. E për të vazhduar me tiparin më dallues të Munishit, që janë padyshim deklaratat e hapura dhe pa diplomaci, për ta thënë të vërtetën në mënyrën më të thjeshtë, ashtu siç e mendon vetë trajneri.
Në ditën e sotme është mbyllur marrëveshja me klubin e Agim Canës, teksa tekniku i njohur ka firmosur me klubin e Vëllaznimit. /Shqiperia.ch/