You are here
Home > Kombëtarja > Dhimbja e tifozëve shqiptare lehtësohet disi, Shqipëria e Bogdanit mund Rumaninë

Dhimbja e tifozëve shqiptare lehtësohet disi, Shqipëria e Bogdanit mund Rumaninë

Ajo ndeshje e djeshme ku Shqipëria u mund nga Skocia me rezultatin 0-4, nuk ka ndikuar vetëm në renditje dhe pozicionet që Kombëtarja mund të zbresë në UEFA dhe FIFA, por edhe te tifozët.

Besimi i tyre është ulur ndjeshëm, pasi futbollistët nuk po përgjigjen në fushën e lojës në mënyrën e duhur.  Por ajo energji negative e marrë në mbrëmjen e djeshme, lehtësohet disi me kuqezinjtë e vegjël. Shqipëria U-19 e cila drejtohet nga Erion Bogdani, ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Rumanisë.

Goli i vetëm i takimit është shënuar në minutën e 43, teksa Bullari nuk ka gabuar nga pika e bardhë. Një përgjigje e mirë kjo e kuqezinjve të vegjël, që japin shpresa për të ardhmen e Shqipërisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top