
Kombëtarja shqiptare ka humbur me rezultatin 0-4 në takimin ndaj Skocisë, duke mbyllur një tjetër takim me rezultat negativ.
E vetmja gjë që mund të mbahet mend në mbrëmjen e djeshme në “Loro Boriçi”, ishte debutimi i mbrojtësit të Hajdukut të Splitit, Ardian Ismajli. Në konferencën për shtyp të dhënë përpara ndeshjes ndaj Uellsit, debutuesi i Shqipërisë ka premtuar se shumë shpejtë do të kthehet Kombëtarja e Europianit.
“Nuk e kam menduar debutimin me këtë rezultat, por këto gjëra ndodhin në futboll. Jam i lumtur te Shqipëria, do e kalojmë këtë krizë për të arritur te rezultatet e mira.
Më duhet të përsëris që kto gjëra ndodhin në këtë lojë, na duhet vetëm të shohim përpara. Emocionet? Nisën që te himni, më pas u shtuan kur hyra në fushën e lojës. Shumë shpejt do të kthehet Shqipëria e Europianit. Kriza të tilla ndodhin tek të gjitha Kombëtaret”, u shpreh Ismajli. /Shqiperia.ch/