You are here
Home > Kryefaqja > Intervista e veçantë e Muriqit: Më para festonim shumë dhe dëgjonim muzikë kur merrnim një fitore

Intervista e veçantë e Muriqit: Më para festonim shumë dhe dëgjonim muzikë kur merrnim një fitore

Kosova ka arritur të marrë një tjetër fitore të rëndësishme, këtë herë ndaj Maltës dhe në transfertë, për ta mbyllur me rezultatin 0-5.

Një rezultat ky që i jep akoma edhe më shumë shpresë dardanëve, për ta mbyllur grupin në vendin e parë. Megjithatë, për këtë gjë do të vendosë takimi ndaj Azerbajxhanit, që ka vlerën e një finale. Nga ana tjetër, sulmuesi i Kosovës nëpërmjet një interviste të vecantë, tregon sesi futbollistët e festonin një fitore të marrë disa kohë më parë, sipas asaj që raporton “Gazeta Olle”.

“Stadiumi më dukej si në Mitrovicë. Falënderoj tifozët që erdhën deri këtu. Kur bëhemi bashkë, ne thyejmë edhe murin. Në të kaluarën i kemi festuar shumë fitoret e kemi dëgjuar muzikë, mirëpo tani është shumë më ndryshe. Jemi të qetë dhe e presim ndeshjen e së martës”, u shpreh Muriqi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top