
Notën më të lartë sot në “Loro Boriçi” e meritojnë padyshim tifozat kuq e zi. Grupimi më besnik i Kombëtares, ka bërë një tjetër paraqitje të një niveli të lartë. Duke kënduar nga minuta e parë e deri te e fundit, për këta tifoza dukej sikur rezultati të ishte 4-0 në favor të Shqipërisë, e jo sikur të përjetohej një humbje e tillë.
Teksa të gjithë tifozët kishin dalë nga stadiumi, disa prej tyre që nisën të largoheshin pa u mbyllur ndeshja, TKZ nuk pranonte të largohej nga tribuna ku qëndronte edhe pas vërshëllimës së arbitrit rus. Kënga për Shqipërinë vazhdonte të bënte jehonë në stadiumin e Shkodërs, ndërsa fatkeqësisht lojtarët nuk u përgjigjën në fushë në mënyrën e duhur me lojën e tyre. Gjithsesi, kjo Shqipëri mund të krenohet me tifozët më të mirë në botë. /Shqiperia.ch/