
Një tjetër ndeshje që nuk bind te kombëtarja shqiptare ishte ajo ndaj Skocisë, teksa kemi humbur me rezultatin 0-4 ndaj skuadrës që drejtohet nga McLeish.
Sulmuesi Balaj është shprehur i dëshpëruar në fundin e takimit, duke thënë se Kombëtarja nuk ka se ku të gjejë lojtarë të tjerë, ndërsa priste që të luante nga minuta e parë në “Loro Boriçi”.
“Ku ti marrim lojtarët të shpejtë, të gjatë dhe të fortë edhe ne? Ne u vendosëm në këtë mënyrë dhe gabuam. Do të doja të isha titullarë, isha përgatitur për të qenë i tillë, por kjo ishte zgjedhja e trajnerit. Nuk kam se çfarë të them më tepër”, u shpreh Balaj për “Supersport”. /Shqiperia.ch/