
Shqipëria e ka humbur me rezultatin 0-4 në takimin ndaj Skocisë. Kuqezinjtë kaluan një mbrëmje për t’u harruar, ndërsa e vetmja gjë për t’u përmendur, ishte debutimi i Ismajlit.
Gazetari i Supersportit, i ka treguar Ismajli fitoren e thellë të Kosovës me rezultatin 5-0, si për të parë tundimin e Ismajlit. Por ky i fundit u shpreh se nuk pendohet për asnjë vendim të bërë në karrierën e tij.
“Falenderojë trajnerin dhe presidentin Duka për mundësinë që më dhanë të jem pjesë e Kombëtares. Padyshim edhe tifozët anë e mbanë. Ishte shumë vështirë me një lojtarë më pak. Mesfusha u dobësua pasi iku Kaçe dhe nuk ishte në gjendje të mbulonim hapsirat.
Nuk jam penduar për vendimin tim, asnjëherë nuk jam penduar për to në karrierë. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për kombëtaren e shqiptarëve. I urojë Kosovës kualifikim në fazën tjetër. Gjërat që kanë kaluar nuk I kthehemi më pas dhe duhet të shohim përpara”, u shpreh Ismajli. /Shqiperia.ch/