You are here
Home > Kombëtarja > Panuçi flet pas humbjes së thellë ndaj Skocisë: Marr përsipër përgjegjësinë, ishte i gjithi faji im

Panuçi flet pas humbjes së thellë ndaj Skocisë: Marr përsipër përgjegjësinë, ishte i gjithi faji im

Shqipëria është mundur thellë në ditën e sotme, me rezultatin 0-4 ndaj Skocisë së McLeish. Surprizuese ishte ky rezultat edhe për vetë miqtë, që prisnin ta kishin më të vështirë në “Loro Boriçi”.

Skuadra nuk i përgjigjet në mënyrën e duhur trajnerit dhe kjo është mëse e qartë. Në një intervistë për “Supersport”, tekniku Panuçi ka vendosur theksin se gjithçka ndaj Skocisë ka ardhur për shkak të gabimeve të tij dhe jo të futbollistëve.

“Na eci shumë ters, e pësuam me golin e parë. Dalja e Mavraj e dërgoi edhe më keq ndeshjen, ndërsa ai goli i dytë në fundin e pjesës së parë, thjeshtë e mbylli ndeshjen. Gjithçka sot ishte faji im. I marr përsipër të gjitha përgjegjësitë për këtë humbje. Ishte faji im, jo i djemëve.

Unë besoj shumë te Shqipëria, do të mundohemi të riparohemi gjërat që nuk kanë shkuar. Gjërat na dolën jashtë kontrollit, por kualiteti mbetet aty. Nuk ndihem i tradhëtuar nga lojtarët, e përsëris që ishte vetëm faji im.Ofendimet e tifozëve? Më mirë që ndodhi ndaj meje sesa ndaj lojtarëve”, u shpreh Panuçi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top