
Një prej figurave më të shquara të futbollit shqiptar, Rudi Vata, ka folur sa i përket gjendjes së Kombëtares dhe legjionarëve tanë.
Vata është ndër të vetmit futbollist nga Shqipëria që ka luajtur në Skoci, ndërsa tashmë situata ka ndryshuar disi, pasi atje luajnë edhe Grezda me Kajën. Në një intervistë për “RTSH Sport”, ai është shprehur se disa miqtë e tij nga Skocia e kishin pyetur në lidhje me Balajn
“Më kanë pyetur shumë për Bekim Balën. E kishin shumë merak nëse do të luante nga minuta e parë. Shqipëria duhej të bazohej tek ai sulmues, nuk e di se përse Panuçi e ka lënë jashtë fushës së blertë”, është shprehur Vata. /Shqiperia.ch/