
Futbollistët e Shqipërisë nuk shtrihen vetëm në gjithë Europën, por ndonjëherë edhe e kalojnë kufirin në një farë mënyre. I tillë ishte edhe rasti i sotëm që ka bërë jehonë në mediat spanjolle. Sipas asaj që transmeton “Ole”, Panuçi ka kërkuar të marrë në Kombëtare futbollistin Tomas Guidara.
Mbrojtës i krahut të djathtë që luan me Belgrano de Cordoba, është me prejardhje shqiptare. Futbollisti 21-vjeçar mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes. Vetë menaxheri i futbollistit, Horacio Rossi, është shprehur se ka pasur interes nga kuqezinjtë, për të afruar në Kombëtare. Ditët në vijim do të jenë vendimtare, ndërsa pritet që Guidara të pajiset me pasaportën shqiptare. /Shqiperia.ch/