You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Kosova ndihet si Barcelona përpara modestëve, mister 50-milionëshi është “hero” ndaj Maltës

Kosova ndihet si Barcelona përpara modestëve, mister 50-milionëshi është “hero” ndaj Maltës

Përmbledhja

90′ Përfundon takimi. Maltë-Kosovë 0-5. (Muriqi, Kololli, Avdijaj(2x), Rashica)

85′ Kosova e bën baltë, një gjuajtje fantastike nga distanca e Rashicës përfundon në rrjetë. Maltë-Kosovë 0-5.

83′ Në lojë debutuesi Demhasaj, jashtë loje Muriqi!

80′ GOOOOOL! Çmendet Avdiaj. Dy gola për dy minuta. Kosova mbyll gjithçka në 0-4!

78′ GOOOOOL!  Vjen goli i tretë nga këmbët e Avdiaj. Djaloshi shënon goline parë në një ndeshje zyrtare.

70′ GOOOOOL KOLOLLI! Një pasim nga qendra e Rashicës, dhe Benjamin Kololli i vetëm përballë portierit dhuron spektakël me një parabolë. 0-2!

64′ Malta bën dy zvendësime. Venadasit kërkojnë energji të reja.

60′ Largohet Valon Berisha, në lojë Besar Alimi. Ndërrim kokë më kokë.

48′ Gafa e Ujkanit për pak sa nuk i çon shifrat në 1-1. Portieri rrezikon me një tentativë të rrezikshme.

45′ Mbyllet pjesa e parë me një Kosovë të pandalshme. Sulmohet nga krahët dhe qendër por dardanë mjaftohen me golin e Muriqit. Shërdorohen mjaft raste të cilat mund të mbyllnin ndeshjen që në pjesë të parë.

40′ Sërish Berisha në qendër por portieri tregohet vendimtar. Korne për Kosovën

35′ Berisha humb një tjetër rast në pasqyrën e portës. Kosova dominon minutë pas minute.

22′ Zeneli rrezikshëm në portën kundërshtare. I vetëm pëballë portierit, godet por rrjetë e jashtme.

15′ Një gabim fatal i Maltës në mbrojtje shfrytëzohet në mënyrën më të mirë nga Muriqi. I gjendur i vetëm përballë portierit, e dërgon topin në rrjetë. Maltë-Kosovë 0-1.

2′ Tjetër mundësi e pastër për dardanët, një krosim nga e djathta dhe goditja me kokë e Muriqit, shkon pranë portës së Maltës.

1′ Mjaftojnë 40 sekonda. Kololli i vetëm në krahun e majtë ka rastin e parë të rrezikshëm për Kosovën, por nuk shfrytëzohet në mënyrën më të mirë.

1′ Nis takimi. Topi i parë niset nga Kosova.

Përpara ndeshjes

Kosova ka bërë publik formacionin titullar me të cilën do të përballet ndaj Maltës për “Ligën e Kombeve”. Shaland ka zgjedhur futbollistët që do të luajë nga minuta e parë, duke bërë një ndryshim nga ajo se çfarë pritej.

“Nëse Muriqi luan për Manchester Cityn, atëherë Guardiola ka parë diçka te ai”. Kaq ka mjaftuar që mediat ta merrnin të padiskutuar faktin se Shaland do të aktivizonte nga minuta e parë futbollistin e skuadrës së njohur angleze, por nuk ka rezultuar kështu. Ujkani do të jetë nga minuta e parë, ndërsa sulmi është i përbërë nga Rashica, Zeneli, Muriqi, e aksionet duhet të krijohen nga Valon Berisha. /Shqiperia.ch/

Formacioni zyrtar i Kosovës: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, Kryeziu, Berisha, Rashica, Zeneli, Muriqi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top