
Kosova e ka braktisur hotelin për të shkuar në stadium, atje ku do të luajë ndaj Maltës sa i përket “Ligës së Kombeve”.
Një surprizë ka ardhur nga dardanët teksa lojtarët linin hotelin. Ata janë futur brenda vendit ku qendronin futbollistët e Kosovës, për t’i treguar mbështetjen dhe përkrahjen e tyre lojtarëve. Të pajisur me simbolet e Kosovës, vetëm një i moshuar ishte ai që thyente “rregullat” në atë grupim tifozësh.
“Shqiperia.ch” raporton se personi në fjalë mbante shallin me mbishkrimin e “O sa mirë me qenë shqiptar”. I vetmi me ngjyrat kuqezi, por me të njëjtën mbështetje nga pjesa tjetër kundrej lojtarëve të Shaland, e gjithë vëmendja fillimisht shkon për Kosovën, e më pas për t’u përqendruar tërësisht në KOMBËTAREN që bashkon gjithë shqiptarët në “Loro Boriçi”. /Shqiperia.ch/