You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Kuqezinjtë e Jakovës si Plisat për Kosovën: Na quani tradhëtar! Nuk ka ekzistuar për ne, vetëm Shqipëri

Kuqezinjtë e Jakovës si Plisat për Kosovën: Na quani tradhëtar! Nuk ka ekzistuar për ne, vetëm Shqipëri

Shumë diskutime dhe debate ka pasur edhe mes tifogrupeve, pasi Kosova u shpall me të drejta të plota si një përfaqësuese më vete. Disa grupime të tifozerive që përkrahnin Shqipërinë dikur nga Kosova, vendosën që të brohorisnin për “dardanët”.

Por jo të pakëta janë rastet, si “Kuqezinjtë e Jakovës”, të cilët nuk heqin dorë nga principet e tyre për të luftuar për një Shqipëri të bashkuar, ose më mirë le ta quajmë natyrale.

Nëpërmjet një reagimi në “Facebook”,tifozët e ardhur nga Gjakova shprehen se gjithmonë do të jenë për Shqipërinë në stadium, ndërsa nuk lënë pa përmendur edhe pjesën e Kosovës, duke kërkuar që të quhen tradhëtarë për vendimin e tyre, ashtu si edhe Plisat.

“Kemi 18 vite qe ju “tradhtojmë” si grup, ju nuk egzistonit ne atë kohë dhe nuk do të egzistoni kurr për ne , deri sa kemi gjak të kuq në vena të zeza . Kemi pothuajse 15 vite nën ombrellen e TKZ-s dhe mburremi me Kombetaren tonë , jemi krenar që jemi Shqiptar,nuk do të ndalemi se kërkuari at që na takon , të kemi një Komb një Kombetare një lige Shqiptare. Sot po marshojmë drejt qytetit te bukur të Shkodres që të përkrahim qunat tonë. SHQIPERI TË QOFSHA FAL TË KAMË NËNË , ME KE DJAL! Me respekt : “Tradhtaret”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top