
“Muriq ka një potencial të madh. Nuk do ta them tani dhe nuk e tregoj asnjëherë formacionin më herët, madje as lojtarët nuk e dinë. Ai është një portier që ka një të ardhme të ndritur, pasi dhe Pep Guardiola nuk mban në skuadrën e tij lojtarë me aftësi jo të mira”, u shpreh Shaland në konferencën e djeshme, si për të zgjidhur përfundimisht çështjen e portës.
Ujkani duhet të hap krahun, pasi Muriq aktivizohet si titullar, vetëm me emrin e klubit nga vjen. Nëse atë e preferon Guardiola, atëherë kjo dëshmon aftësitë e tij të mëdha, sipas këndvështrimit të Shaland. Nëse flasim për formacionin e mundshëm të Kosovës, Ujkani ia jep lamtumirën vendit të tij, për herë të parë e ndoshta të fundit.
Nga ana tjetër, mbrojtja do të jetë e përbërë nga Kololli, Aliti, Rrahmani dhe Vojvoda. Mbrapa mesfushës do të qëndrojnë Kryeziu dhe Shala, ndërsa më të avancuar janë Zeneli, Berisha dhe Zhegrova. Një tjetër ndryshim i Shaland pritet të jetë në majën e sulmit, teksa Muriqi duket t’i ketë fituar balotazhim “mister 50-milionshit”, mënyra sesi ai quhet kur luante te Shalke, Donis Avdijajt. /Shqiperia.ch/