
Sipas informacioneve që na vijnë nga mediat skoceze, rreth 28 autobuza të skocezëve kanë ardhur në Shqipëri, sa i përket ndeshjes që do të luhet në “Loro Boriçi”.
Një spektakël pritet të jetë nga shkallët e stadiumit gjatë ditës së sotme, duke parë edhe miqtë e veçantë që na vijnë në vendin tonë, si rrallëherë më parë. E teksa skocezët duhej të ishin duke u qetësuar në hotel në kryeqytet një ditë më parë, për të udhëtuar më pas për në Shkodër, kjo nuk ka ndodhur.
Një pjesë e madhe e tyre, e ka gjetur parajsën në Tiranë. Në sheshin e kryeqytetin tonë që tashmë ka nisur të zbukurohet, tifozët e Skocisë kanë konsumuar birrat e zakonshme deri në orët e para të mëngjesit, për t’u nisur tashmë për në vendin ku duhet të luhet ndeshja. /Shqiperia.ch/