Ditën e nesërme luhet sfida e fundit e kuqezinjve në kompeticionin “Liga e Kombeve”, teksa Shqipëria ndeshet kundër Skocisë. “Gazeta Olle” në një artikull të saj, raporton se shumë shqiptarë të Kosovës janë nisur drejt qytetit të Shkodrës, për të mbështetur djemtë e Panuçit.
Në këtë artikull fotot janë të bëra nga reporteri i Gazetës Olle, Hilmi Veliu, teksa vihet në dukje fakti se tifozët shqiptarë të Kosovës vazhdojnë të udhëtojnë për të mbështetur kombëtaren shqiptare. Kohët e fundit ka patur një rënie të ndjeshme të mbështetësve kuqezinj në stadium, falë edhe rezultateve të dobta që po merr skuadra e drejtuar nga Panuçi.
Pavarësisht se përfaqësuesja e Kosovës po bën një edicion tepër të mirë, duhet të theksohet fakti që shqiptarët tanimë krenohen me dy skuadra, Kombëtaren kuqezi dhe përfaqësuesen e Kosovës. /Shqiperia.ch/