You are here
Home > Kombëtarja > Panuçi nuk ndryshon dhe flet për largimin nga Shqipëria: Nuk më vë në presion…gazeta

Panuçi nuk ndryshon dhe flet për largimin nga Shqipëria: Nuk më vë në presion…gazeta

Shqipëria do të luajë ndaj Skocisë në takimin e nesërm të vlefshëm për “Ligën e Kombeve”. Kjo do të jetë ndeshja e fundit e kuqezinjve, për të treguar vlerat e tyre ndaj kundërshtarit që në takimin e parë e mundi me rezultatin 2-0.

Panuçi nuk ka ndryshuar shumë në konferencën e ditës së sotme, me të njëjtën ironi dhe sarkazëm ndaj gazetarëve. Fillimisht tekniku italian shprehet se nuk mund ta largojë dot një gazetë nga pozicioni i tij, ndërsa shprehet se Hysajn dhe Bashën, thjeshtë do i zëvendësojë me dy lojtarë të tjerë.

“Është e qartë që nesër duhet të shënojmë shumë gola për të arritur kualifikimin. Në Izrael ka patur shumë mundësi. Kam projektuar skema dhe taktika në lidhjen me ndeshjen, për të arritur një rezultat pozitiv. Kapiteni i ka inkujaruar djemtë, nesër do të synohet fitorja dhe për këtë gjë do bëjmë të pamundurën. Grezda është mirë dhe është stërvitur gjithë javën. Ka prapë disa probleme, por do të shohim. Është e vërtetë, ashtu si në ndeshjet me Kosovën dhe Ukrainën, ju doni vetëm rezultate dhe jo lojë. Do të rikthehet Shqipëria e fortë, rezultatet kanë rëndësinë e tyre.

Unë nuk ndihem në presion, pasi fjalët për një diskutim të pozicionit tim, nuk i ka thënë Duka, i ka thënë “Panorama Sport”. Unë po bëj punën time plot pasion dhe seriozitet. Kështu që “Panorama Sport” nuk më vendos nën presion aspak.

Shqipëria është një skuadër që flet pak në fushë dhe këtë gjë duhet ta bëjë më shumë. Në qoftëse e kalojnë këtë fazë, do jenë më mirë. Të shpresojmë nesër do të dinë sesi do të sillen në fushë, kjo ka për ti ndihmuar shumë në rezultatin e lojës. Djemtë duhet të kenë të gjithë vëmendjen, ashtu siç e kishin edhe ndaj Izraelit, megjithëse u kthyen me 0 pikë. Na duhet të shënojmë thjeshtë një gol më shumë. Më kë do t’i zëvendësoj Bashën dhe Hysajn që nuk do të luajnë? Me siguri me dy lojtarë të tjerë”, është shprehur Panuçi me humor. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top