
Padyshim që mund ta konsiderojmë të rrallë rastin e Faton Xhemailit, që është tek të vetmit futbollist shqiptar, i cili luan në kampionatin serb.
Në vendin fqinj është thuajse e pamundur që një futbollist me origjinë shqiptare të jetë pjesë e kampionatit të tyre, por ndonjëherë ka vend edhe për përjashtime. Këtu futet edhe rasti i mbrojtësit 20 vjeçar, që së fundmi është grumbulluar nga Alban Bushi.
Çfarë të thuash më tepër për të? Mjafton të shohësh festën në datëlindjen e djeshme, që ka qenë shumë e veçantë. E para në familjen kuqezi, teksa një tortë e madhe, e ngjyrosur me ngjyrat kuqezi dhe me shqiponjën në mes, ishte e vendosur përpara tij.
Ndjenja dhe përkatësia e futbollistit të Radnik është mëse e qartë, ndërsa vetë futbollisti duhet të shohë një tjetër destinacion, pasi në Serbi do ta ketë shumë të vështirë marrjen e minutave dhe hapësirës. /K.N- Shqiperia.ch/