You are here
Home > Futboll Bota > Ka 35 vite karrierë në elitën e Europës, portieri i dytë i Lacios: Si Strakosha nuk kisha parë

Ka 35 vite karrierë në elitën e Europës, portieri i dytë i Lacios: Si Strakosha nuk kisha parë

Thomas Strakosha është një nga portierët më të mirë jo vetëm në kampionatin italian, por është vlerësuar edhe si një ndër më të talentuarit në Europë. Gardiani i portës së Shqipërisë është komentuar nga shumë figura të njohura të futbollit botëror, por tashmë duket se është koha të vlerësohet edhe nga “rivali” i tij.

Në një intervistë  për median “Lazionews”, portieri i dytë i skuadrës së Lacios, Silvio Proto, është shprehur me superlativa për kolegun  dhe shokun e tij të skuadrës, Thomas Strakosha. Silvio ka treguar se është i vetëdijshëm që tek Lacio do të ishte një portier i dytë, pasi gardiani kuqezi  është shumë produktiv. Gjithashtu Proto është shprehur se Strakosha është ende shumë i ri dhe me këtë ritëm që po tregon tek lacialët, i ka të gjitha mundësitë për të arritur majat në karrierën e tij.

“Gjithçka ishte e qartë që në fillim. Unë do të isha portier i dytë pas titullarit, Thomas Strakosha. Nuk kam parë kurrë një portier më të fortë deri sa erdhi ai. Shqiptari është i ri, rezultativ dhe gjithashtu është shpërthyes. Ka të gjithë mundësitë për të bërë një karrierë që të arrijë majat”, është shprehur portieri 35-vjeçar i Lacios, Silvio Proto, i cili ka shumë vite karrierë në majat e Europës, duke luajtur për Anderlehtin, Olimpiakosin dhe për kombëtaren belge në disa takime./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top