You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ekipi shqiptar i Kategorisë së Parë i bën rezistencë, Kosova U-21 e fiton miqësoren me vuajtje

Ekipi shqiptar i Kategorisë së Parë i bën rezistencë, Kosova U-21 e fiton miqësoren me vuajtje

Kosova U-21 është duke zhvilluar kampin katër ditor në Durrës, atje ku ka grumbulluar futbollistët e saj, për të parë e ndjekur më nga afër ecurinë e tyre.

Gjatë ditës së sotme, futbollistët e drejtuar nga ana e Refat Prekazit kanë përfituar për të zhvilluar një miqësore ndaj Besës së Kavajës. Ekipi shqiptar që luan në Kategorinë e Parë i ka bërë rezistencë dhe ka shpresuar deri në fund, që takimi të mbyllet në barazim.

Por goli i Hoxhës, që ka ardhur në minutën e 28, ka vendosur edhe historikun e kësaj miqësore për t’u mbyllur ne rezultatin 0-1. /Shqiperia.ch/

BESA –  KOSOVA U21 0-1

Shënues: Hoxha 28’

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top