Të gjithë janë pas Meritan Shabanit. Te Bajerni e adhurojnë pjesa më e madhe e tifozëve, megjithëse ndeshjet e tij me ekipin e parë, mund të numërohen lehtësisisht me gishtat e dorës.
Por potenciali dhe aftësia që ky lojtar zotëron, mund të dallohet në fushën e lojës. Flasim për një talent shqiptar, nga ata që nuk e ka një të dytë. Për Meritan Shabanin do të bënin gjithçka që ta kishin pjesë të tyre në skuadër apo përfaqësuese, por jo të gjithë do e kenë këtë fat.
Në kushte të tilla, edhe vetë futbollisti në fjalë di t’i shmang disa përgjegjësi. Sidomos sa i përket Kombëtares, Shqipëria është gati për të pritur trokitjen në derë të Shabanit, por edhe Kosova nga ana tjetër, që ndjen edhe kërcinimin që vjen nga Gjermania.
E megjithatë, talenti i Bajernit gjatë kohës së Kombëtareve, thjeshtë do të bëj të njëjtën zgjedhje, për të shkuar te të rinjtë e Gjermanisë U-20. Këta të fundit do të luajnë ndaj Italisë, ndërsa për Shabanin telenovela mund të vazhdoj si më parë. Seria e fundit? Vështirë të thuhet… /Shqiperia.ch/