
Mund t’i kritikojnë, ofendojnë dhe të thonë të gjitha fjalët e mundshme për ta, por në Zvicër nuk duhet të kenë shumë dyshime, ligjin ua bëjnë shqiptarët.
Pavarësisht nëse u pëlqen apo jo një gjë e tillë tifozëve, kjo është e vërteta. Situata në miqësoren e sotme ndaj Katarit e tregon më së miri. Largohet nga fusha kapiteni Granit Xhaka, ndërsa shiriti i kalon Xherdan Shaqirit.
Me këtë të fundit ironizuan jo pak në kohët e fundit, teksa vetë futbollisti i konsideronte si zviceranët e maleve, ata njerëz që e kritikuan për shqiponjën në atë fitore ndaj Serbisë. Zvicra do t’i kujtonte Shaqirit se i përfaqësonte ato male, ndërsa sapo koha kalon dhe futbollisti është në periudhën më të mirë, gjithçka harrohet dhe fshihet, për t’u rinisur nga e para.
Nuk është një dashuri e vërtetë, por një interes i mirfllitë nga të dyja palët, fundja, kështu po mbahen edhe dashuritë në kohët e sotme. Mirëpo, të tilla dashuri duhet të planifikojnë në faturën e tyre edhe humbje si ajo në ditën e sotme, teksa Katari që ndodhet pranë vendit të 100 në FIFA, ka arritur të fitojë ndaj helvetëve në transfertë me rezultatin 0-1. /Shqiperia.ch/